Gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative në Tiranë, i shoqëruar nga kryebashkiaku Velioaj, deputeti Ulsi Manja, etj, Rama u shpreh se vendimi i Presidenti Meta nuk është lajthitje, por një vendim i marrë pas një plani të caktuar, pasi siç thotë kryeministri shqetësimi i tyre është reforma në drejtësi.

“Gaboi shumë, gaboi. Është pjesë e planit. Nuk është lajthitje. Kur ne bëmë marrëveshje me Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes, dhe zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon dhe thoshte sillni letrën e konsensusit për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Kemi firmosur bashkërisht dhe e kemi çuar në Presidencë. Erdhi puna dhe të duket Bujar Nishani burrë shteti. Tek dekretet si i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë fjalim kundër por e firmosi. Nga pikëpamja institucionale ai nuk ka lëviz lëre se çfarë thoshte kur merrte telefonin. Shqetësimi i tyre është tjetër që po ecën gjërat normalisht, po nuk pati konflikt hapen negociatat dhe fillon kapitulli 23-24”, tha Rama, duke sqaruar se kapitujt 23-24 në negociatat me BE kanë të bëjnë me drejtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA