Operacioni i sotëm në Elbasan, Florenc Çapja i dyshuar për tentativën për vrasje ndaj Fadil Memës në vitin 2006

14/06/2019 20:31

Zëvendës drejtoresha e përgjithshme e policisë, Aida Hajnaj njoftoi ditën e sotme super operacionin e ndërmarrë në qytetin e Elbasanit i cili zbuloi shumë emra dhe krime.

Mes të arrestuarve Hajnaj përmendi nga grupi Çapja edhe Florenc Çapjan, i dyshuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memes, një krim i ndodhur në vitin 2006.

Ndërkohë kujtojmë se në dhjetor të vitit 2017, pas një konflikti mes ish-shefit të Qarkullimit Rrugor të Elbasanit, Fadil Mema dhe Sokol Çapjas mbeti i vrarë ky i fundit. Policia identifikoi si autorë nipat e oficerit të policisë.

Nuk do të vononte reagimi, kur në maj të 2006 vritet kunati i Memës, Ardian Ibrahimi. Pas një periudhe qetësie të rremë, kalvari i vrasjeve rihapet në vitin 2012 me Gentian Beqirin, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjas dhe që ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata.

Dhe pas kësaj ngjarjeje tentohet të vritet edhe Fadil Mema, i cili mbeti i plagosur. Ngjarjet do të zhvendoseshin në Itali, ku në mars të vitit 2015 ekzekutohet ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, Fadil Mema, në qytetin e Torinos.

Ish-polici i cili jetonte duke shitur gazeta, teksa kthehej në shtëpi u qëllua 14 herë me armë zjarri më 13 mars 2015. 7 plumba e goditën në trup duke i marrë menjëherë jetën Fadil Memës.

Ndërsa një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjarë të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi një atentat i rëndë që njihet si “masakra e Elbasanit”, ku dy persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Ndërsa në prill të 2016-s ekzekutohet në një hotel në Tiranë shtetasi Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA