Lleshaj: Basha i shtyn njerëzit që të shkelin ligjin. Askush nuk do të tolerohet
14/06/2019 11:55
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në TWitter, ka akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjësin kryesor në shlyerjen e njerëzve drejt shkeljes së ligjit.
“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!
Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet! Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!
Top Channel