Rikthehet për të tretin vit radhazi kinemaja e hapur në qytetet shqiptare, me një show kinematografik, me filma të fundit nga kinemaja shqiptare dhe ajo botërore.

“Open Cinema 2019” fillon me datë 15 qershor në Belsh, për të vijuar më pas deri në datën 21 qershor në qytete të tjera të vendit, si Krujë, Shëngjin, Gjirokastër, Vlorë dhe Himarë.

“Open Cinema” promovon vlerat më të mira të kinemasë shqiptare dhe asaj botërore.

Ky format ka patur një sukses jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe atë të huaj pasi filmat shqiptar janë projektuar dhe në titra anglisht, duke zgjuar interes për turistët.

“Open Cinema” i konceptuar në një spektakël show do të sjellë pranë ekranit të madh, aktorë, regjisorë, kineastë, si dhe këngëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA