Këta fëmijë të shoqëruar nga mësueset e tyre kanë ardhur nga Fieri për të vizituar Durrësin dhe njohur historinë e tij që nga kohët e lashta përmes artifakteve dhe informacioneve të shumta në Muzeun Arkeologjik.

Me mbarimin e vitit shkollor, plazhi ka qenë dhe mbetet destinacioni kryesor i verës për fëmijët, po shumë prej prindërve e kanë të pamundur t’i dërgojnë çdo ditë atje, ndaj nis dhe kërkimi për të gjetur mundësitë më të mira dhe më pak të kushtueshme për të mbushur kohën e lirë të fëmijëve.

Këta fëmijë janë të zonës së fshatit e nuk I kanë mundësitë financiare për t’i kaluar pushimet si të tjerë. Po ne kemi dy plazhe shumë të mira, si Darëzeza e Semani. Po për të mos u shkëputur nga shkolla I kam sugjeruar që të lexojnë dhe libra.

Përveç plazhit, pushimet te gjyshja a të afërmit në fshat janë një mundësi e mirë. Për të tjerë ushtrimi i aktiviteteve sportive a një udhëtim jashtë vendit.

Kurset edukative, si ato të gjuhëve të huaja, artit e sporteve mbeten një nga mundësitë më të mira të vlerësuara nga prindërit.

Nuk mbeten pas as kampet verore që organizohen gjatë verës që ndërthurin aktivitetet argëtuese me ato edukative për grupmosha të ndryshme fëmijësh, po ato nuk janë të përballueshme nga të gjithë, ndaj shumë fëmijë, kryesisht djemtë kanë nxituar të frekuentojnë pishinën publike të qytetit bregdetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA