Mocioni për presidentin, në seancë edhe përfaqësues të OSBE/ODHIR
13/06/2019 11:38
Në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet mocioni për presidentin pas vendimit të tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, është prezente edhe një përfaqësuese e misionit afatgjatë të vëzhgimit të OSBE/ODHIR.
Ndërkohë në orën 12:00 Kryeministri Rama ka njoftuar se do të mbajë fjalën në Kuvend mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.
Pas debatit, Kuvendi pritet të votojë projektrezolutën.
Top Channel