Policia e Kurbinit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit Viktor Shkorreti, ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit të policisë me familjarët  e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit E. K, 32 vjeç, banues Tiranë, si autor i dyshuar i vrasjes së 24 vjeçarit  pas një konflikti të çastit.

Konflikti dyshohet se nisi dje në Laç për një vend parkimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA