Mundi dhe puna e një jetë të tërë për Enverien dhe Selamin do të shkërmoqeshin në një ditë. Të dy burrë e grua në një moshë të thyer tregojnë tmerrin që përjetuan me shembjen e shtëpisë. Enveria nuk pranon që të hyjë në shtëpi pasi ka frikë nga shembja.

Natën e tërmetit ajo me bashkëshortin e saj po flinin në dhoma të ndara.

“Ditën që ndodhi tërmeti, nuk isha ngritur akoma nga gjumi, ishte mëngjes herët, vjen si mitroloz tërmeti, herë pas herë binte tërmeti. Unë as mendjen nuk e kam tani”, tregon Enverie Ramolli, banore në Floq.

Zgjidhja e vetme që ka mbetur për këtë çift të moshuarish është që të jetojnë në stallën e bagëtive. Ata kanë larguar një pjesë të ushqimit të bagëtisë dhe po sajojnë një ambjent ku të jetojnë të paktën për muajt e verës me shpresën se më pas shteti do i ndihmojë për rregullimin e shtëpisë së tyre.

“Do mundohemi ti marrim ato që kemi Brenda dhe ti vëmë këtu, të sajohemi për të fjetur gjer në një moment që mund të bëhet ndonjë ndërtim për ne”, tha Selami Ramolli, banor i Floqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA