Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e dialogut.

Është presidenti i SHBA-së, Donald Trump ai i cili ka kërcënuar se dop ti vendosë Kinës taksa të reja në qoftë se presidenti kinez Xi Jinping nuk do angazhohet në bisedime të reja tregtare këtë muaj.

Kjo akuzë vjen në prag të takimit të liderëve të G20-tës.

Kujtojmë që më herët SHBA ka vendosur 10 deri ne 25% taksë për produktet kineze, ndërsa Kina si kundërpërgjigje vendosi të takonte disa produkte amerikane.

Trump tha se në qoftë së bisedimet  e reja tregtare nuk do të zhvilloheshin atëherë taksimi i ri do të jetë i menjëhershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA