Kryeministri Edi Rama nga Berati i është kundërpërgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Meta për zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama në Berat duke prezantuar kandidatin për bashkinë tha se me 30 qershor do të behën zgjedhje.

“Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do humbin. Zgjedhjet me 30 qershor do të zhvillohen dhe Meta bëri gabim përsëri. Më 30 qershor do ketë zgjedhje, ato nuk janë as të opozitës dhe as të Presidentit. Ata kanë qëllim të shkatërrojnë zgjedhjet”- tha Rama.

Duke folur edhe për dosjen 339 Rama shtoi: “Dosja 339 është një indicie. Përgjimet nuk i ka barë Bild. Ku i morën gjermanët përgjimet? Ne nuk kemi bërë pazare për interesin kombëtar dhe ata e nxorën Shqipërinë rrugëve të botës. Ata nuk e duan drejtësinë njësoj për të gjithë. PS ka të meta por është në anën e duhur të historisë”.

Rama i quajti drejtuesit e opozitës një tufë e dëshpëruar që e duan Shqipërinë larg Europës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA