Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Astrit Avdylaj do ishte sot në burg nëse një trupë prej pesë gjyqtaresh të lartë nuk do ta lironin me arsye të tipit se qelia i jep stres.
Avdylaj, apo “Nicja”, personazhi qe ka tronditur politiken pasi është përgjuar duke folur për vota me politikë ishte dënuar me 16 vite burgim per vrasje.
Por në 2 mars të vitit 2016 gjyqtarët Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Edmond Islamaj dhe Guxim Zenelaj. Trupa e kryesuar nga Edmond Islamaj, në një zë liroi Avdylajn.
Vendimi është arsyetuar se të denuarit per vrasje i rrezikohet jeta, dje atij do t’i mundësojë atij aksesin në trajtim mjekësor të përshtatshëm që do të ndikonte në uljen e rrezikut që i kanoset jetës së këtij të dënuari, prandaj është e nevojshme ndjekja në rrugë ambulatore e gjendjes shëndetësore të kërkuesit Astrit Avdyli.
Por shëndeti nuk e pengoi Advulajn që t’i kthehej trafikut të drogës dhe dy vite më pas të arrestohej në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’.
Ndërsa një vit pas daljes nga burgu u përgjua duke bërë edhe biseda për vota. Trupa gjykuese që i dha lirinë vrasësit trafikant, është dëbuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu.
Edmond Islamaj, u emëruar në qershor të vitit 2011 me votat e shumicës PD-LSI në Parlament, u shkarkua nga vettingu per çështjen e pasurisë.
Shkëlzen Selimi, emëruar në të njëjtën kohë me votat e PD dhe LSI, u shkarkua per lidhje dhe favorizime të krimineleve.
Artan Zeneli, emëruar në qershor të vitit 2011 me votat e PD-LSI, u shkarkua per pasurine. Te njejtin fat pati edhe Tom Ndreca, propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani.
Ndërsa Guxim Zenelajt i përfundoi mandati në vitin 2017 dhe ishte emëruar me propozim të ish presidentit Topi në vitin 2008.
Top Channel