Salianji në Top Talk: Nisma për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nuk është qasje e PD

07/06/2019 16:24

Një ditë më parë krerët e 5 partive aleate me PD, Fatmir Mediu i PR, Agron Duka i PAA, Nard Ndoka i PDK, Dashamir Shehi i LZHK dhe Vangjel Dule i PBDNJ, i bënë thirrje Presidentit Meta për shtyrjen me 6 muaj të datës së zgjedhjeve lokale.

Ky propozim u diskutua edhe në studion e “Top Talk”, ku i ftuar ishte ish-deputeti i PD, Ervin Salianji.

  Aleatët e Bashës: Të shtyhen zgjedhjet me 6 muaj

I pyetur nëse PD është dakord me këtë nismë, Salinji u shpreh se: “Padiskutim që të të gjitha propozimet që dalin nga tryezat e koalicionit janë të përbashkëta. Por kjo është një qasje e partive të tjera që përbëjnë koalicionin opozitar. Kjo është për t’u diskutuar si qëndrim partiak, por në mendimin tim personal kjo nuk zgjidhet me shtyrje zgjedhjesh. Nuk i jep zgjidhje krizës politike, sociale në të cilën ndodhet Shqipëria. E vetmja zgjedhje është largimi i Edi Ramës. Nuk e di nëse në një moment padiskutim përplasjeje, apo situate që mund të shkojë në përplasje, Presidenti i Republikës mund të ketë tagrin për të gjetur zgjidhje për të lënë haëpësira për të gjetur rrugëzgjidhje. Por padyshim që kjo krizë nuk zgjidhet pa largimin e Edi Ramës. Sepse siç e shihni Rama edhe pse ndodhet në këtë situatë nuk ndalet fare. Javën e ardhshme kalon 320 milionë euro për rrugën Milot-balldren dhe Orikum-Dukat”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA