Rama për median italiane: Nëse në Shqipëri mbretëron krimi i organizuar, jemi të dytët pas jush

07/06/2019 14:32

Si do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri? Kjo është pyetja që median italiane “Oggi” i ka bërë kryeministrit Edi Rama.

“Të shohim” thotë Rama, i cili është intervistuar nga gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, në zyrën e tij në Tiranë.

Ai është ndalur edhe tek turizmi, ku fton italianët të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa me ironi shton: “Ejani, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu sic ata dikur shihni me shpresë të ardhmen. E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”.

“Shpesh flasim për Shqipërinë si një vend ku mbretëron krimi i organizuar. Por ky është një vizion që ka prekur dhe prek edhe Italinë. Dhe pastaj për këtë ne vijmë pas jush “, thotë Rama.

Ai e thotë atë me tonin e atij që dëshiron të bëjë një shaka. Dhe të gjithë qeshin. Edhe italianët. Rama largohet përsëri me atë pamje që hap dritare në mendime të dendura, shqetësime dhe të ardhme të ndritshme, shkruan gazetarja italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA