Nadal “shkatërron” Federerin dhe shkon në finalen e Roland Garros
07/06/2019 17:33
Rafael Nadal mundi Roger Federerin në gjysmëfinalen e parë të Roland Garros dhe arrin kështu në finalen e këtij Grand Slam-i për të dymbëdhjetën herë në karrierë.
Tenisti spanjoll fitoi ndaj zviceranit me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4 dhe 6-2), në një ndeshje që zgjati 2 orë e 25 minuta.
Të dielën në orën 15:00, Nadal do të luajë ndaj Djokovic ose Thiem dhe do të përpiqet që ta fitojë për herë të 12 këtë turne prestigjioz.
Nëse do të fitojë në Roland Garros, Nadal do të arrijë në kuotën e 18 Grand Slam-eve, dy më pak sesa Federer.
Top Channel