Prej tri javësh, çdo të enjte, ajo që thuhet nga deputetet dhe jo vetëm ajo që shihet, do të përkthehet në gjuhën e personave që nuk dëgjojnë.
Shoqata do të ofrojë përkthimin në gjuhën e shenjave nëpërmjet interpretëve të saj, duke e përcjellë kështu informacionin në kohë reale tek të gjithë shikuesit, pavarësisht problematikës që mbartin apo thënë ndryshe aftësisë së tyre të kufizuar.
Në Shqipëri janë rreth 39.000 persona që nuk dëgjojnë dhe ata kanë nevojë që të kuptojnë se çfarë thuhet, debatohet apo miratohet nga deputetët.
Sipas të dhënave nga Shoqata e njerëzve që nuk dëgjojnë dhe INSTAT, rreth 98 % e personave që nuk dëgjojnë janë të paaftë të kuptojnë atë që shikojnë në ekran apo edhe në përditshmërinë e tyre.
Top Channel