Një nga personat që përmendet në përgjimet “Dosjes 399” të publikuara sot nga gazeta gjermane “Bild” është edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

I ftuar në studion e “Top Talk”, ai ka ka argumentuar edhe arsyen se përse përmendet nga përgjimet e publikuara sot nga “Bild”.

“Unë jam ndikuar negativisht. Për mua nuk ka qenë ndonjë surprizë. Në përgjime dallohet që unë jam kundërshtar i këtij krimi politik. Aty thuhet mos i thoni Gon Dukës që unë jam kundër. Sipas meje, duhet të ketë qenë ndonjë përkrahës i imi dhe do i jetë bërë ndonjë farë presioni, që duke qenë se ti je përkrahës i Gon Dukës të mos i thoni atij, për votën që do i japë PS. Besoj se konkurrenca është mes meje dhe kandidatit të PS (Ilir Drazhi”, sepse ishim të dy në një zonë të rrezikuar. E votat kanë shkuar për kandidatin që sot është deputet”, u shpreh Da

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA