
Histori si në filma! I huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë
23/02 20:38
Një aksident me dy të lënduar është shënuar mesditën e së martës në Unazën e qytetit të Vlorës, pasi dy makina u përplasën me njëri-tjetrin.
Një automjet tip “Lancia” është përplasur me një “Ford” dhe më pas me një shtyllë duke u kthyer përmbys.
Dy personat u shoqëruan me ambulancë në drejtim të Spitalit të Vlorës ku sipas informacioneve një prej të lënduarve është me gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se shkak i këtij aksidenti dyshohet të jenë manovrat e gabuara të njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksident.
Top Channel