Kontratat koncesionare për rrugën Milot-Balldren dhe atë Orikum-Dukat pritet të kalojnë për votim në Parlament në datën 20 qershor. Të dy kontratat e koncesionit me vlerë totale 337 milionë euro duke përfshirë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar do të diskutohen fillimisht në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe pastaj do të kalojnë në seancën plenare të Parlamentit.

Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat janë pjesë e paketës 1 miliardë euro të koncesioneve, që ndryshe njihet edhe si programi i rindërtimit. Tenderat për dy këto kontrata u zhvilluan vitin e kaluar ku Ministria e Energjisë shpalli fitues respektivisht kompaninë “ANK” dhe atë “Gjikuria”.

E gjithë procedura ishte parashikuar të zhvillohej nga qeveria, ashtu si ndodhi me “Rrugën e Arbrit”. Por tre muaj më parë, me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ia kalon Parlamentit fjalën e fundit për miratimin e kontratave të Partneritet Publik-Privat në ndërtimin e rrugëve.

Formula e koncesionit parashikon se të dy rrugët do të ndërtohen me paratë e kompanive private dhe në këmbim qeveria do i shlyejë ato më këste për 13 vjet duke përfshirë koston e ndërtimit, dhe interesat që do u paguhen kompanive private.

Por këto dy vepra kanë shkaktuar debate të forta në publik, veçanërisht mes palëve politike. Sipas qeverisë ndërtimi i këtyre rrugëve së bashku me atë të Arbrit do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendit përmes një formule që i lejon buxhetit të paguajë me këste.

Por opozita ka akuzuar qeverinë për korrupsion me dy projektet.

Madje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi publikisht se koncesionet do të anulohen dhe se çdo zyrtar që firmos miratimin e tyre do të përballet me ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA