Veliaj në fushatë, fjalimet edhe në gjuhën e shenjave për ata qe nuk dëgjojnë

03/06/2019 18:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur sot nga salla e re e koncerteve e Liceut Artistik, fushatën e tij elektorale në kërkim të një mandati të dytë si kryebashkiak i Tiranës.

Takimi i parë i është kushtuar pikërisht prezantimit të ekipit të kandidatëve për këshilltare, i cili ka në përbërje të tij figura të njohura të suksesshme publike të fushave të ndryshme nga mjekësia, profesorati, arti, kultura dhe sporti.

Gjatë këtij takimi të parë publik ishte edhe risia e prezantimit të platformës dhe kandidatëve edhe në gjuhën e shenjave për të gjithë ata që nuk dëgjojnë, një detyrim ky edhe ligjor. Krahas folësve në në podium qëndron edhe një personat që arrin të komunikojë në kohë reale gjuhën e shenjave për të gjithë ata që e ndjekin në sallë, por edhe ata të tjerët që e ndjekin këtë aktivitet nëpërmjet ekranit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA