Redi Jupi: Ja pse zgjodha të jem pjesë e ekipit të Veliaj

03/06/2019 19:15

Një nga emrat e njohur publik që i është bashkuar ekipit të Erion Veliajt në këto zgjedhje si kandidat për anëtarë të Këshillit Bashkiak është edhe ish-futbollisti dhe analisti i çështjeve sportive, Redi Jupi.

Ai vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës në këto 4 vite në drejtim të sportit, duke filluar që nga shtimi i korsive të biçikletave, pista e vrapimit nga liqeni, ambientet sportive nëpër lagje si dhe rikonstruksionin e palestrave.

Ndaj ai falenderoi kryetarin e bashkisë së Tiranës që e bëri pjesë të këtij ekipi të suksesshëm. “Në fakt kushdo nga pjesëtarët e grupit do të mund ta mbante shumë mirë këtë fjalë, por duke qenë se unë kam luajtur me 3 ekipet e kryeqytetit, dhe kam fituar trofe me të gjitha do i përfaqësoj siç duhet, ashtu siç edhe Bashkia e Tiranës ka përfaqësues qytetarët e saj në 4 vitet e kaluar por edhe në 4 vitet në vazhdim.

Unë do të doja të falenderoja Erionin për përzgjedhjen por edhe PS-në e Tiranës sepse jam edhe zgjedhja e tyre në këtë post për kandidat. Për sportin në Tiranë janë bërë gjëra, ka pasur vëmendje. Korsia e biçikletave që është një gjë shumë e rëndësishme, pista e vrapimit në liqen, janë minifushat sportive dhe ambientet e palestrave në shkolla, është bërë shumë në këtë drejtim. Dua ta mbyll këtë fjalim të shkurtër duke iu uruar shumë suksese kësaj superskuadre që ju keni ndërtuar dhe këtij superkapiteni sepse një superskuadër pa një superkapiten nuk ka kuptim, Erion Veliajn”, tha Redi Jupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA