“Nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, është një shprehje e përdorur shpesh nga socialistët, kryesisht kryeministri Rama.

I ftuar në studion e Top Talk, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi është pyetur pikërisht për këtë shprehje, se cili është kuptimi i saj.

Ai argumentoi se gjykimin për të mirin e jep sovrani me votë, e duke marrë parasysh Partia Socialiste është partia më e votuar ndër vite, fakton se ata janë më të mirët.

“Ne përcaktohemi nëse jemi të mirë apo të këqij nga vota e njerëzve. Kur marrim votën tregon se jemi pozitiv. Në 29 vite kemi arritur të marrim mazhorancën në 2013-tën dhe kemi marrë më tepër vota në 2017-ën. Gati të fitojmë të 61 Bashkitë me garë. Ata u tërhoqën se ne jemi më të mirët. E jemi këtu për të vijuar debatin demokratik, e do vijojmë të jemi përsa kohë marrim votat e publikut”, u shpreh Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA