Rreth 40 piktorë nga Shqipëria, Kosova, por dhe Serbia për disa ditë me radhë kanë hedhur në telajot e tyre peizazhe nga qyteti i Vlorës.
‘Galeria e Bregdetit’ është quajtur salla ku janë ekspozuar pikturat më të bukura të realizuara nga piktoret e këtij eventi, e vendosur në zonën e Radhimës dhe do të qëndroje e hapur për të gjithë turistët deri në përfundim të sezonit turistik. Piktoret pjesëmarrës kanë vlerësuar natyrën e Vlorës që ofron peizazhe te jashtëzakonshme, me detin, ullishtet e gjithçka.
Katerina Djordejvic piktore nga Serbia shprehet se është e impresionuar nga bukuritë e Vlorës. Ajo ka paraqitur në ekspozite tri peizazhe të natyrës në momente të ndryshme.
“Jam për herë të pare këtu në Shqiperi. Jam e befasuar nga ky qytet i bukur. Është shume interesant edhe aktiviteti me koloninë e piktorëve. Unë prezantohem me tri piktura, ku paraqitet ndryshimi i natyrës, dhe jo vetëm ajo fare ju mund të shikoni mbi det, por edhe në thellësinë e tij”, shprehet piktorja serbe.
Në këtë ekspozitë kolektive peizazhi idilik shqiptar qëndron në prapaskenën e çdo krijimi artistik dhe lidhjes qe krijohet mes natyrës ekstreme dhe motit.
Top Channel