Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin pas situatës së vështirë që është krijuar për banorët në zonën e Korçës pas disa tërmeteve.

Ministria ka bërë vlerësimin dhe thotë se janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara.

230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA: 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafzes.

Në Floq funksionon shërbimi shëndetësor 24 ore. Janë furnizuar me ushqime dhe ujë banorët. Janë siguruar zonat e prekura me forca policore. Deri më tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmetet, 7 prej të cilave të riparuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA