Në bulevardin Dëshmoret e Kombit, përpara kryeministrisë kanë filluar përgatitjet për protestën e 7 kombëtare të opozitës së bashkuar, e cila tashmë është jashtë parlamentit.

Protesta do të fillojë në orën 19:00, ndërkohë që pak orë para nisjes së saj, në Tiranë do të jetë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në axhendën e tij në Tiranë, Stoltenberg do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama pas të cilit do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Përpara se të udhëtojë drejtë Maqedonisë së Veriut, kreu i NATO-s do të zhvillojë edhe një takim me presidentin e republikës, Ilir Meta.

Ndryshe nga herët e tjera, dyert e kryeministrisë nuk janë përforcuar me llamarinë. Ndërkohë perimetri i institucionit është rrethuar me kangjella, prapa të cilave, ashtu si në protestat e mëparshme, pritet të qëndrojnë rreth 1500 efektivë policie.

Përgjatë bulevardit janë instaluar kamera me cilësi të larë imazhi dhe fonia me të cilën policia më herët u ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

Ndërkohë që shtyllat ku janë vendosur kamerat, janë lyer me graso, për të shmangur një dëmtim të tyre nga protestuesit.

Për protestën e 7 kombëtare të opozitës, e cila vjen vetëm një ditë pas çeljes së fushatës për zgjedhjet lokale nga Partia Socialiste, opozita ka kërkuar leje deri në meanatë, ndërsa mister mbetet skenari i zhvillimit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA