Policia në Pukë ka arrestuar një shtetas në tentativë për të kultivuar bimë narkotitke.
Mësohet se u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa.
Njoftimi
Pukë
Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet nga policia një shtetas në tentativë për të kultivuar bimë narkotitke.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u arrestua në flagrancë shtetasi G. M. 26 vjeç, lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër,
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis sativa
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Top Channel