Vetëm pak orë para nisjes së protestës së shtatë të opozitë, Sekretari i Përgjitheshëm I NATO, Jens Stoltenberg, i cili vizitoi Tiranën këtë të diel, ka bërë thirrje për shmangien e dhunës dhe respektimin e institucioneve demokratike
“Në demokraci do ketë gjithmonë debate, por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është absolutisht e papranueshme. Ndaj iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëpërmbajtje. Konsensus për të zgjidhur çdo diferencë përmes dialogut. Kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për popullin e Shqipërisë dhe gjithë rajonin. Debati politik, mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracisë, por dhuna nuk është e pranueshme dhe cdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. Respektoni institucionet demokratike. Zgjedhjet janë një pjesë themelore e demokracisë dhe prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të marrin pjesë dhe kontribuojnë në dialog dhe jo të minojnë institucionet demokratike”, tha Jens Stoltenberg- shefi i NATO.
I pyetur nga Top Channel, për një ndikim rus në situatën politike në vend, Stoltenberg nuk preferoi ta komente por la kryeministrin Rama të përgjigjej.
“Dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë ktu. Do ishte një njollë ë pashlyeshme për një vend anëtar të NATO-s e cila është një aleancë vendesh që ndajnë parime dhe vlera. Diçka e tillë nuk shkon më vlerat as të NATO dhe as të BE. Me ose pa dashje çon ujë në burimin e atyre që nuk e duan integrimin e ballkanit në BE”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqiperisë.
Duke shtuar se nuk do të lejojë një destabilizim të vendit, e duke I cilësuar protestat e opozitës si një shfaqe të inskenuar, kreu I qeverisë, ritheksoi edhe njëherë se zgjedhet do të mbahen në 30 qershor.
Gjatë vizitës në Tiranë, kreu I NATOS zhvilloi një takim edhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta, e më pas është larguar drejt Maqedonisë.
Top Channel