Protesta e PD-së, protestuesit hedhin molotov pranë parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës 20/02 20:02
Kryesisht deri më tani protesta e shtatë kombëtare e opozitës është zhvilluar e qetë, pavarësisht disa momenteve tensioni mes efektivëve të policisë dhe disa protestuesve që tentuan në një moment të çanin kordonin e policisë që ndodhej para kryeministrisë.
Por teksa të gjithë protestonin para godinës së kryeministrisë, një protestues i vetëm ka tërhequr vëmendjen e aparatëve fotografikë, nga krahu tjetër i rrugës.
Protestuesi, i paidentifikuar, qetësisht ka hipur mbi dritaren e kryesisë së Kuvendit, ku ka qëndruar për minuta të të tëra për të protestuar.
Top Channel