Në përmbyllje të protestës së 7, kreu i PD nga selia blu bëri thirrje për reagim nga ana e socialistëve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës së ardhshme.

“Është hera e fundit që drejtohem me fjalë dhe argumente, koha e fjalëve po mbaron, në protestën e radhës fjalën do ta ketë vetëm sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin e dhunë, kthejani sovranit atë që i keni marrë, hapini rrugë zgjedhjeve të lira si e vetmja zgjidhje” u shpreh Basha.

Më tej kreu i PD, apeloi edhe një herë për zgjedhje të parakohshme.

“Hapini rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Lëreni sovranin të flasë me votën e lirë dhe jo me kërcënimet e bandave kriminale që i thotë qeverisë”, u shpreh ai.

“Në përditësim”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA