Simbolin e “dy gishtave” e lidhim gjerësisht me demokratët, por me sa duket nuk mund ta “identifikojmë” më si të tillë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tani e ka bërë edhe pjesë të fushatës së tij elektorale.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kryebashkiaku Veliaj ka pozuar me dy gishtat, duke i dhënë një tjetër humbje Bashës. Por jo vetëm kaq, kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur edhe një tjetër simbolikë të veçantë. Në bluzën e veshur sot, Veliaj kishte të stampuar numrin 2 që përkon pikërisht me numrin e tij në fletën e votimit për garën në Tiranë.

Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke hedhur shortin edhe për numrat e kandidatëve për kryetar bashkie. Kështu në Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj që garon nën siglën e Partisë Socialiste do të mbajë numrin dy.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA