Pas tërmeteve, përmbytjet. Elbasani, nën ujë pas vetëm 30 minutash shi
01/06/2019 21:15
“Çmendet” moti! Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi, që dhjetëra banesa në lagjen “5 Maji” të Elbasanit të përmbyten.
Dëmet e shkaktuara në këtë zonë janë të mëdha. Uji ka kaluar 30 cm, ndërsa banorët e kësaj lagjeje bëjnë apel për ndihmë.
Janë rreth 10 banesa, në të cilat uji ka hyrë deri në brendësi, duke dëmtuar orenditë shtëpiake.
Ndërkohë janë ngritur grupet e punës për të larguar ujin, ndërsa Emergjencat Civile po merren me verifikimin e dëmeve për të bërë të mundur dëmshpërblimin e këtyre banorëve.
Top Channel