Efektivët e zjarrfikëses së Shkodrës e kanë të pamundur të shkojnë në banesën ku është lajmëruar se ka rënë zjarr për shkak bllokimit të rrugës nga automjetet e parkuara. 

Drejtuesi i automjetit të  shërbimit zjarrfikës ankohet se qytetarët i parkojnë automjetet në anë të rrugës, duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e tyre në objektin ku ka rënë zjarri.

Sokol Murati është veterani i repartit zjarrfikës. Në këto 25 vite punë ka kaluar jo pak vështirësi. Ai thotë se shpesh herë edhe festat e fundvitit i ka kaluar në punë, në shërbim të qytetarëve.

“Ndjej kënaqësi kur ne rastet e rrezikut ne ndërhyjmë , për të shpëtuar pronën dhe jetën e njerëzve. Për ne kjo është një gjë e shumë e bukur”, thotë Murati.

Deri me tani, ky repart funksionon vetëm me 35 punonjës dhe kjo është një vështirësi tjetër pasi përveç Shkodrës, zjarrfikësit mbulojnë edhe bashkinë e Vau Dejës.

“Përpara një viti kemi marrë një mjet dhuratë nga kolegët tanë skocezë. Presim që të marrim  këtë vit nga donacione nga kolegët tanë gjermanë. Por duhet të theksojmë se mjetet ekzistuese janë të viteve 83-85”, thotë Ridvan Bushati, përgjegjës i sektorit operacional.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA