Fshati Floq në Qarkun e Korçës ishte një prej më të prekurve nga lëkundjet sizmike të orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Me disa shtëpi të dëmtuara, e shumë banorë të frikësuar se nata do t’i gjejë ende pa strehë, në veprim janë hedhur Emergjencat Civile, të cilat jo vetëm kanë vizituar fshatin e Floqit, me në krye drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako, por kanë ofruar edhe çadra përmes bashkëpunimit me forcat e ushtrisë.
Në fushën e ndodhur pranë një shkolle, Forcat e Armatosura kanë ngritur një minikamp me çadra, shtretër dhe batanije për të strehuar e sistemuar banorët e prekur nga tërmeti, si dhe ata që kanë lënë shtëpitë nga frika se ngjarja e orëve të para të mëngjesit mund të përsëritet sërish.
Në Korçë ishte edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, si dhe prefekti i këtij qarku.
Top Channel