
24/02 18:37
Në autostradën Tiranë-Durrës, ka ndodhur një përplasje mjetesh ku si pasojë janë lënduar dy persona
Mësohet se dy të aksidentuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, nga ku bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Top Channel