Pas Agron Shehajt të PD, edhe LSI përmes nënkryetarit Petrit Vasili ka denoncuar si vjedhje koncensionin për ndërtimin e rrugës Milot Balldren.

“Parlamenti bashkëfajtor në grabitjen e Milot Balldren. Qeveria do të fshihet pas përgjegjësisë kolektive. Çmimet e koncesioneve të qeverisë dhjetëra herë më të larta”, shprehet Petrit Vasili.

Sipas tij qeveria çon në Parlament projektin për t’ju fshehur përgjegjësisë.

“Çdo deputet votues bashkëfajtor në grabitjen e qindra miliona euro. Të hetohet përgjegjësia penale e kujtdo pjesë e kësaj afere”, thekson ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA