Ministri Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka folur për rekomandimin e Këshillit Evropian për negociatat.

“Shqipëria ka treguar të gjithë përkushtimin për çeljen e negociatave. Komisioni ka thënë të vërtetën për Shqipërinë. Raporti i ri nuk është raporti i vjetër. Raporti i ri është dëshmia e sukseseve të reja. Në vend të polemikave ka ardhur koha e komunikimit aktiv me vendet anëtare.
Vetë komisoni konstatoi se parlamenti i Shqipërisë është funksional. Ky raport ka një mesazh për opozitën dhe kushdo që ka vullnetin e majftueshëm e kupton këtë, pra opozita duhet të ripërfshihet në institucionet politike. Komisioni thotë se duhen kapërcyer pengesat për të ardhmen evropiane.

KE ka thënë që reforma politike, elektorale është cënuar, nga sjellja e opozitës, ky raport dëshmon se kriteret teknike janë përmbushur nga qeveria.
Raporti i KE është dëshmi se qeveria ka menaxhuar situatën me sukses përkundër sjelljeve të opozitës”, tha Cakaj.

Ministri foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë: “Zero probleme me fqinjët. Është kusht për të avancuar më tutje në rrugëtimin tonë Europian.

Është parakusht për axhendën Europiane, Maqedonia e Veriut ka bërë një hap historik në zgjidhjen e kontestit historik me Greqinë dhe nënshkrimin e traktatit me Bullgarinë. Për Shqipërinë marrëveshja finale me Greqinë s’ka qenë kusht për negociatat dhe unë konfirmoj se Greqia na ka mbështetur për rrugën tonë në BE, s’ka imponuar pra asnjë kusht”, tha ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA