Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Në deklaratën për mediet thuhet se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian,
“Ne mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe konfirmimin e saj se Shqipëria vijon të bëjë përpara në zbatimin e reformave jetike dhe të pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të punojnë me partnerët tanë shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë edhe mbështetjen tonë të plotë për zbatimin në vijim të reformave legjitime dhe kushtetuese gjyqësore, thuhet në deklaratën zyrtare.
Top Channel