Kryeministri Edi Rama ka folur në parlament për raportin e djeshëm të KE për çeljen e negociatave me vendin tonë.
Ai ka akuzuar opozitën jashtë parlamentit, se me reagimet e bëra së fundi, po tregon se nuk ka asnjë vullnet për të ndihmuar në rrugën e integrimit të vendit në BE.
“Raporti jep indikacion të qartë lidhur me opozitën që nuk është në parlament dhe çfarë ajo opozitë duhet të bëjë sot në vend se të bëjë atë që po bën. Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, por padiskutim nuk kemi asnjë gatishmëri për të negociuar kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithë që ta respektojmë, në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe nuk i përkasin partive.
Kemi gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti, një detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të të cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur tu themi na falni po ata që nuk i zgjodhët do të kenë prioritet”- tha Rama.
Top Channel