Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Kurbini është dukur mjaft i tensionuar teksa i ka kërkuar qeverisë Rama që të tërhiqet nga kontrata për ndërtimin e rrugës Milot –Balldren, sepse aty po kryhet një aferë e madhe korruptive.
“Nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit të hajdutëve, regjimit më të korruptuar që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Sepse nuk mund të bashkëpunojë kurrë dinjiteti me babëzinë, me shkeljet flagrante të ligjit dhe të kushtetutës.
Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhe në pacipësi edhe hajnisë kriminale te Unaza e Re, 40 milionw euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milionw euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajdutit që vjedh se nuk ka të nesërme, të marrim ca të marrim të kapim ca të kapim.
Tani dua ti them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: mos guxo një lopatë të vetme dheu, sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive! Kjo kontratë do të varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, do të shkojnë para drejtësisë. Zotohem përpara Kishës së Laçit se nuk do i vidhni shqiptarët me këtë kontratë krimi me rrugën Milot-Balldren”, tha Basha.
Top Channel