Lily Parr lindi në vitin 1905 dhe në moshën 14-vjeçare u bë pjesë e ekipit të parë për femra, ekip ky i krijuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Ajo u shndërrua në një ndër lojtarët më të mirë sulmues që Anglia ka prodhuar.

Përgjatë një karriere 32-vjeçare Parr arriti të shënojë rreth 1.000 gola. Lily do të bëhet futbollistja e parë femër që do të ketë një statujë, një monument bronzi në Muzeun Kombëtar të Futbollit Hall Of Fame.

Skulptorja e cila ka punuar statujën e Parr quhet Hannah Steëart. Kjo statujë do të zbulohet në Manchester muajin e ardhshëm. Kushëriri i Lily Parr, June Patten 89 vjeç thotë se është krenare për të.

“Ajo ishte e fortë, e vendosur dhe e meriton të quhet futbollistja më e mirë në botë. Ajo mund të ketë qenë e egër në fushë, por jashtë fushës ishte një nga njerëzit më të mirë, më të butë, më të këndshëm dhe më të dashur që mund të takosh”.

Lily aftësitë e para në futboll i tregoi teksa luante me vëllezërit e saj. Në sezonin e saj të parë si futbolliste Lily shënoi plot 43 gola. Ajo përfaqësoi Anglinë në ndeshjen e parë ndërkombëtare të futbollit të femrave duke ndihmuar ekipin të mundë Francën me rezultatin 2-0. Asokohe pavarësisht nga popullariteti i futbollit të femrave, Shoqata e Futbollit ndaloi klubet e femrave, duke e konsideruar futbollit të papërshtatshëm për këtë gjini. Por kjo nuk e ndaloi Lily-in që të vazhdonte të luante. Ajo luajti jashtë vendit me skudra të tjera deri në vitin 1951.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA