I ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili u pyet edhe për legjitimitetin e një Kuvendi me 122 deputetë.
Nuk janë të paktë edhe zërat që shprehen se Kushtetuta njeh vetëm Kuvendin me 140 deputetë, numër i cili duket i pamundur që të arrihet pas ezaurimit të kandidatëve nga listat e PD-LSI.
Por për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Kuvendi është në situatë normale duke filluar nga 71 deputetë, pasi siç shprehet ai Kushtetuta flet për funksionalitet të Kuvendit dhe jo për numër anëtarësh.
“Situatë normale në Kuvend është me 71 deputetë. Kushtetuta flet për funksionalitet të Kuvendit dhe jo për numër anëtarësh. Kuvendi nis punimet me 71 anëtarë, sa kuorumi minimal. Vendime merren edhe me 84 vota dhe me 94”, u shpreh Balla, duke vënë në dukje se në Kuvend janë të gjithë numrat e nevojshme për votim.
Top Channel