Merr fund aventura në arrati e 22-vjeçarit shqiptar, kapet nga policia greke

29/05/2019 11:28

Pak orë ka zgjatur aventura në arrati e 22-vjeçarit shqiptar Alban Xhezairi, i cili është kapur nga policia greke pasi u arratis nga burgu i Avlonës, së bashku me një shtetas sirian.

Sipas policisë, 22-vjeçari po ecte në rrugë, shumë pranë stacionit të policisë në rrugën “Menandrou” në sheshin Omonia, në kohën që u njoh prej agjentëve të policisë, te cilët mundën ta Arrestojnë.

Ai u dërgua ne rajonin e policisë, pa bërë rezistencë.

Në vazhdim 22-vjeçari do të dërgohet në Gjykatë për masën e re të sigurisë dhe do të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë, ku do të vazhdojë pjesën tjetër të dënimit të mbetur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA