Rashica kundër Xhakës! 20 vjet nga çlirimi i Prishtinës
28/05/2019 19:46
Mes dhjetëra aktiviteteve që do të organizohen muajin tjetër, për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, një event ka ndezur më së shumti kërshërinë e tifozëve.
Dy prej futbollistëve më të mirë shqiptarë në qarkullim, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të marrin përsipër organizimin e një përballjeje yjesh.
Ndeshja do të organizohet në 15 qershor, në Prishtinë, me bashkëpunimin e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti.
Numri 1 i kryeqytetit të Kosovës, bëri të ditur gjithashtu se veç ndeshjes së yjeve në stadiumin Fadil Vokrri do të ketë 20 ngjarje të tjera emocionuese, po aq sa vite e lirisë së Prishtinës.
Top Channel