Kombëtarja e Austrisë në futboll, zyrtarizoi emrat që do t’i besojë, për ndeshjet e radhës në kualifikueset e kampionatit Europian, e mes talenteve të shumta, bie në sy edhe një lojtar me origjinë shqiptare.
Në rrugëtimin e saj drejt Euro 2020, në dy ndeshjet e radhës kualifikuese, Austria do të përballet me Slloveninë dhe Maqedoninë Veriore ndërsa me të gjitha gjasat do t’i rezervohet një fanellë titullari, edhe kosovarit Albert Vallçi.
Ky i fundit ishte kontaktuar disa herë nga përfaqësuesja e Kosovës dhe drejtuesit e federatës kishin shpresuar shumë te përgjigja pozitive e shtatlartit të mbrojtjes, por më kot. Trajneri i Austrisë Franko Foda bindi talentin me origjinë shqiptare, mes 24 emrave të përfshirë, për ndeshjen ndaj dy kombëtareve ballkanase.
U la jashtë kombëtares austriake mbrojtësi me eksperiencë Sebastien Prodl për shkak të mungesës së paraqitjeve me Uotfordin, si dhe shënuesi më i mirë aktualisht Mark Janko, për shkak të një operacioni. Shumica e futbollistëve të përfshirë militojnë në Bundesligën gjermane, dhe vetëm pak prej tyre në Ligën austriake, ashtu si në rastin e shqiptarit Vallçi që aktivizohet me Salzburg.
Top Channel