Mauricio Poçetino dhe Juventus i ka bashkuar një deklaratë e përbashkët në fundin e këtij sezoni në futbollin Europian. Si skuadra kampione e Italisë ashtu dhe trajneri favorit, për të marrë drejtimin e Torinezëve do të vendosin për të ardhmen e tyre, pas finaleve të kupave kontinentale.
“Të mendosh çështje personale në këtë moment është e sikletshme, një turp. Unë nuk jam kaq i rëndësishëm në kohën kur kemi përpara një finale. Zërat e merkatos janë thjesht zëra dhe përqendrimi jonë në finale është 200%. Pas finales do kemi kohë të flasim. Tani për tani kemi Liverpulin. Vetëm finalja e botërorit është më e rëndësishme se kjo”, tha trajneri i Tottenham Maurizio Pochettino.
Mauricio Poçetino është kthyer në favorit për stolin e Juventus pas largimit të trajnerit Alegri, por argjentinasi që kërkohet nga gjysma e klubeve Europiane ka preferuar të mos prishë balancat para trofeut më të rëndësishëm në karrierë. Para më shumë se 200 gazetarëve, tekniku i Totenhem dribloi çdo pyetje për të ardhmen, por nuk përjashtoi largimin nga Spërs.
Finalja e Ligës së kampioneve të shtunën në Madrid kundër Liverpulit, me gjasë mund të sjellë dorëheqjen e tij, për ti hapur rrugë kalimit te Juventus.
Top Channel