Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët Po shtohen shumë kontradiktat mes fëmijëve dhe prindërve në familje që sjellin rebelime të adoleshentëve.
“Adoleshentët e sotëm nuk janë të djeshmit, e s’kanë hiç dëshirë kontrollin prindëror dhe nga shkolla. Prindërit duhet të kuptojne se nuk kanë të bëjnë me adoleshentët e djeshëm. Ky konflikt duhet zgjidhur me mjete paqësore dhe me mençuri, por pa u bërë si fëmije, por duke ruajtur profilin e prindërit”, thotë Gëzim Tushi.
Koha e prindërimit ka ardhur duke u kufizuar për shkak të angazhimeve që kanë, por në fund të fundit janë të detyruar t’i kushtojnë kohën e duhur adoleshentit për t’u marr vesh me të.
“Prindi e ka detyrë të shmangë konfliktet të cilat mund të çojnë një adoleshent deri në vetvrasje. Adoleshenti është në moshën që bën marrëzira”, thotë ai.
Mosha e adoleshencës është moshë kritike, sapo kanë dalë nga fëmijëria dhe dhe po hyjnë në drejtim të moshës së rritur dhe e quajnë veten të rritur gjë që nuk është e vërtetë.
Shok apo gardian i një adoleshenti, çfarë roli duhet të luajë prindi?
‘Ky konflikt duhet zgjidhur me mjete paqësore dhe me mençuri, pa u bërë si fëmije, por duke ruajtur profilin e prindërit’, thotë sociologu.
Top Channel