Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në më shumë se 30
Që pas shkëputjes së nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991, në sheshin kryesor të Kievit ka pasur që nga mitingjet politike e deri te protestat e dhunshme. Por në një ditë të vetme të vitit, në fund të majit, ky shesh mbushet me rini dhe ndjenja lirie.
Me qindra studentë mblidhen në sheshet e qyteteve ish-sovjetike për të festuar mbylljen e shkollës, me festën që quhet “Zilja e Fundit”. Festa zhvillohet që nga Kirgiztani, Rusia e Ukraina.
Ceremonia nis ditën e fundit të shkollës, para provimeve të maturës. Tradita është që vajza më trupvogël të mbahet në krahë nga djali më trupmadh. Mësuesit mbajnë fjalime pozitive ndërsa prindërit mblidhen të përlotur.
Më pas, tradita është që maturantët të shkojnë e të festojnë ditën e fundit bashkë te shatërvani ose te lumi i qytetit.
Top Channel