“Pub”-i i parë i kthjellët në Irlandë është hapur për biznes. Virgjëresha Mari shërben një seri birrash, verërash dhe koktejesh, të gjitha me zero për qind alkool, dhe e gjithë kjo në zemrën e kulturës së famshme në të gjithë botën të “pub”-eve të Dublinit.
Ndërsa qeveria përpiqet të ndryshojë zakonet e irlandezëve, ndër të cilët kryeson konsumi i madh i alkoolit, pronarët e barit po vënë bast se ka etje për një natë të kthjellët në qytet, pa dehjen nga alkooli.
“Mendoj se po përjetojmë një ndryshim kulturor kundrejt alkoolit. Ne duam të jemi në linjën e parë. Irlanda është vendi ku besohet se konsumohet shumë alkool, por ne jemi një vend shumë progresiv, i hapur ndaj ndryshimit”, tha Vaughan Yates, bashkëthemelues i lokalit në fjalë.
“Kishte njerëz që kishin lënë takime, grupe njerëzish, nga ata që nuk mund të konsumojnë alkool për shkaqe shëndetësore, etj.. Energjia në bar ishte në të njëjtin nivel, të gjithë natën”, tha Anna Walsh, menaxhere e lokalit.
Veç të tjerash, në Irlandë po dëgjohet gjithnjë e më shumë të flitet për mirëqenien e organizmit, që duket se varet jo pak edhe nga konsumi i alkoolit.
Top Channel