Me një rritje të popullsisë botërore diku rreth 9,7 miliardë banorë deri në vitin 2050, bota po mendon për plotësimin e nevojave ushqimore, gjithashtu në rritje.
Por nuk është thjesht rritja e numrit të gojëve për t’u ushqyer që përbën problemin më të theksuar; është fakti që rritja e kërkesës për ushqim rrit kërkesën për mish, vezë dhe bulmet, të cilat tani po prodhohen më mënyrë sintetike nëpër laboratorë. Produktet me proteina bimore po përpiqen të hyjnë fort në tregun e mishit.
Me prejardhje nga soja, bizelet apo fasulet, produktet sintetike po prodhohen tani duke lënë mënjanë kafshët dhe kjo ka ngjallur një debat të fortë në disa vende Evropiane.Ushqimi sintetik në thelb ka të bëjë me rritjen dhe modifikimin gjenetik në laborator të një proteine bimore me të gjitha vetitë kimike ushqyese si një produkt shtazor.
Esmeralda Ballesha, Këshilltare teknike, projekti “Siguria Ushqimore” tha se vitin e ardhëshëm në Shqipëri do të vijnë ekspertë nga Irlanda të cilët do të ndihmojnë institucionet përgjegjëse për tu zhvilluar më shumë në fushën e sigurisë ushqimore, por edhe bizneset e fermerët.
Top Channel