4 muaj pas protestës studentore të dhjetorit dhe 3 ditë para protestës të paralajmëruar nga opozita, një grup studentësh u mblodhën këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë, arsim më cilësor si dhe për të hedhur poshtë Paktin për Universititetin.
Studentët në shenjë revolte thyen me gur xhamat e ndërtesës së ministrisë dhe dogjën Kushtetutën dhe letra.
Ky akt dhune u kundërshtua nga profesoresha amerikane, Lory E. Amy e cila ka qenë mbështjetje për studentët në protestat e mëparshme: “Kjo është një godinë për arsimimin. Nuk është kjo mënyra se si protestohet për edukim. Nuk sulmohen institucionet”.
Ndërsa Lëvizja për Universitetin i tha Top Channel se nuk ishte organizuesja e protestës si në protestën që nisi më 4 dhjetor të 2018-ës. Ndërsa pjesmarrja ishte e ulët pasi, studentët kanë qenë të frikësuar se protesta do të merrte drejtim politik.
Më të prekur nga pikat e parealizuara janë studentët e masterit.
Ndërkohë që mësimi është zhvilluar normalisht në auditore.
Top Channel