Presidenti Ilir Meta ka qenë tepër i ashpër në lidhje me Reformën në Drejtësi, duke e cilësuar jo vetëm të pasuksesshme, por edhe kërkoi ndërhyrje emergjente për daljen nga kriza institucionale ku ndodhet vendi.
“Reforma në drejtësi do të ishte e suksesshme vetëm atëherë nëse vendi nuk do të ishte as edhe një minutë pa Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh ai.
Reforma në drejtësi gjatë gati tre viteve implementim ka marrë vlerësime nga faktori ndërkombëtarë, por kreu shtetit Ilir Meta ka shpërthyer në kritika të forta.
“Po bëhen tre vite i miratimit të reformës në drejtësi, mund të them që nëse do të ishte vërtetë një sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do të ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë dhe presion, por me standarde, nëse duhet me emra asnjëherë nuk është e qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucioneve”, u shpreh Meta.
E ndërsa misioni BE që asiston këtë reformë EURALIUS, është kthyer në katalizatorin e saj, presidenti Meta nuk i fshehu kritikat madje shkoj edhe më tej kur tha:
“I ftova në takim për Gjykatën Kushtetuese. Dhe EURALIUS i con përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky EURALIUS si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane”, tha Meta.
Shënjestrës së kritikave artikuluar nga Presidenti Meta nuk i shpëtoi edhe ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, që fliste për peshqit e mëdhenj në rrjetën e vettigut.
“Këto historikë e peshqve i keni dëgjuar dhe i dëgjoni. U bëjmë të qartë kujtdo se Kushtetutën tonë nuk mund ta dhunojnë, as Presidenti dhe asnjë ambasador, diplomat apo komisioner”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta, deklaroi se i ka kërkuar drejtorit për Ballkanin Perëndimor, Danielson, sjelljen e një misioni monitorimi për të parë ecurinë e reformës në drejtësi.
Nuk mungoi reagimi kryeministrit Edi Rama për këto qëndrime të presidentit.
“A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj” thotë Edi Rama. ai shton se Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit
Pak përpara kësaj rrufeje në qiell të hapur për reformën në drejtësi nga presidenti, ambasadorja gjermane Suzan Shultz tha se kjo reformë dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje.
“Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse, megjithatë, kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE. Unë jam i sigurt se këto zhvillime janë ndjekur nga afër edhe nga ata aktorë të jashtëm që kanë interes në këtë rajon”, tha Shultz.
Nga konferenca “Sfidat e sigurisë në Ballkan” organizuar nga qendra “Marshall”, drejtori i saj Andrew Michta, tha për Top Channel se nuk duhet të fokusohemi vetëm tek rreziku influencës ruse në rajon.
“Ne jemi në një epokë konkurrence mes fuqive të mëdha. Ne shikojnë nga një anë një fuqi sic është Rusia dhe një tjetër në rritje globale si Kina.Shqipëria dhe i tërë rajoni janë pjesë e arkitekturës ambicioze të këtyre fuqive kur flasim për sigurinë dhe përmes mënyrave të ndryshme kërkojnë të kenë impaktin e tyre në stabilitetin e rajonit. Mendoj se afrimi Shqipërisë dhe rajonit në BE sa më shpejtë që të jetë e mundur është një sfidë themelore që ne kemi tani”, u shpreh Andrew Michta.
Top Channel